Të ndërtuara si për veti

Të ndërtuara si për veti

WELCOME TO GREEN EMERALD RESIDENCE

 

Green Emerald Rezidencë - objekt me leje ndërtimi, i cili paraqet një koncept plotësisht të ri të banimit. Green Emerald Rezidencë - kompleks banesor dhe afarist,
i cili i ofron banorëve një mënyrë të re të jetesës, bashkim i të gjitha kërkesave funksionale të një familjeje bashkëkohore - rehatinë dhe atmosferën e këndshme të harmonizuar me standardet më të larta të ndërtimit kualitativ.

Ajo që e bën të veçantë Green Emerald Rezidencë, është mënyra e ndërtimit, funksionaliteti, zgjidhjet bashkëkohore teknike dhe sistemi unik i rregullimit të banesave dhe të lokaleve si dhe lokacioni i përsosur.

Green Emerald Rezidencë gjendet në Mat 1, njëri nga lokacionet më atraktive të Prishtinës ku bashkohen natyra dhe jeta urbane. Green Emerald Rezidencë ka lidhje
të mirë rrugore me të gjitha pjesët e qytetit, duke dominuar plotësisht me elegancën dhe bukurinë e tij në hapësirën ku është i vendosur.

Në Green Emerald Rezidencë janë paraparë 28 banesa dhe 48 vendparkime dhe depo, të cilat me planin, orientimin dhe sipërfaqen e tyre do t’i sigurojnë zgjidhjen e duhur atyre që nga hapësira ku jetojnë kërkojnë vetëm më të mirën.

Ndjenja plotësuese e sigurisë dhe e privatësisë është arritur me vendosjen e numrit të vogël të banesave nëpër kate, vetëm 4 banesa në një kat, dy ashensorë për banorë, si dhe dyer të blinduara kundër zjarrit.

Ne e kemi menduar çdo detaj për një banesë të rehatshme, ujë pa ndërprerje, parkingje të mjaftueshëm, sigurim 24 orë, monitorim i hapësirave publike me kamera,
qasje nga hyrja në banesë me interfon modern me një fjalë banesa të kompletuara, ku nuk ka nevojë për investime shtesë. Si shtesë vizuale e objektit në çdo ballkon është planifikuar vendi për bimë dekorative.

Objekti është projektuar dhe ndërtohet në harmoni me rregullat për efeciencën e energjisë së ndërtesave duke aplikuar izolimin termik të mureve të brendshme dhe
të jashtme, dritare dhe dyer të kualitetit dhe prodhuesve evropian.

Fasada e Green Emerald Rezidencë është paraparë të jetë me ngjyrë të bardhë e kombinuar me të gjelbër si guri i çmueshëm Emerald, që është simboli i këtij kompleksi madhështor.

Green Emerald Rezidencë - ka zgjedhur me kujdesin më të madh secilin bashkë-punëtor, për të siguruar kushtet më të mira për një jetë më të mirë.

Familja juaj është e veçantë, prandaj siguroni një banesë të veçantë!

Green Emerald Rezidencë do t’i sigurojë secilit anëtar të familjes suaj luksin e jetesës së rehatshme. Fëmijët janë gëzimi ynë, prandaj Green Emerald Rezidencë shoqërohet edhe me parkun dhe çerdhen për fëmijë.

Zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të përsosurën. Investim i qëlluar, me rezultate afatgjate.

Mos e humbni shansin që më në fund të keni banesën e ëndrrave tuaja. Investoni në kualitet, rehati dhe pastërti. Green Emerald Rezidencë - lokacioni i mirë dhe kualitet
i lartë i ndërtimit do të thotë komoditet i lartë i banimit, komunikim i shpejtë dhe jetë e qetë.

 

Organizimi i brendshëm i banesave

01 left 08 02 Up 23 repair 03 Right 23
02 btm 23    

Banesave perfekte u duhen dritare perfekte - Rehau

05 Dritaret RehauSistemi: Profili Rehau Geneo Fenster System FLG 57 – BRL 86
Profil i përbërë nga fleta të materialit të fibrave RAU-FIPRO, pa përforcim shtesë.
Izolimi: 3 diktuna/goma.
Xhama me tre shtresa, të mbushura me gas argon, low E.

 

Tre shtresa izolimi njëra pas tjetrës përmirësojnë cilësinë e izolimit. Materiali shumë elastik dhe rezistent në kohë dhe ngarkesë garanton jetëgjatësi. Koncepti i ri i izolimit bën që njëkohësisht presioni i mbylljes të jetë optimal.

Me dritaret Rehau Geneo kurseni energjinë deri ne 76%. RAU FIBRO është sekreti i një izolimi optimal.

Materialet me fibra shumë stabile. Ky lloj materiali është i njohur në industrinë e ndërtimit të avionëve dhe në atletike, bëjnë që kornizat GENEO të përdoren pa armatim metalik në 90% të rasteve.

Në kombinim me një izolim të trefishtë do te arrini vlera Uw-shembullore, deri në 0,60 W/m2K. Korniza me material të një teknologjie të lartë.

RAU-FIBRO i bën dritaret të lehta dhe stabile.

Mbi strukturën bazë me fibra të përforcuar prej RAU-FIBRO gjendet sipërfaqja HDF(High Definition Finish). Ajo është shumë e lëmuar, rezistent ndaj ndotjeve, pastrohet lehtë dhe ka optikë perfekte.

- Sipërfaqet e lëmuara me material cilësor lehtësojnë pastrimin dhe janë shumë rezistente ndaj kushteve atmosferike.

- Përdorim i lehtë, mirëmbajtje e lehtë.

- Ekstra hermetike, me hapje te lehtë.

- Elemente të mëdhenj me profil të hollë për ndriçim optimal dhe depërtim të rrezeve të diellit si dhe arkitekture moderne.

- Elemente të larta për të mundësuar funksion të sigurtë.

- Thellësia e montimit të elementeve është 86mm.

hdf formel klein

Gjeni qetësinë me një lëvizje dore.


Rehau Geneo arrin vlerat më të mira aktuale REHAU të klasës së pestë të izolimit ndaj zhurmave.


Me dritaret Rehau Geneo keni mundësi ta planifikoni në atë mënyrë shtëpinë tuaj që të mund të gjeni qetësinë në çdo moment që dëshironi. Nuk ka rëndësi nga vijnë zhurmat me Rehau Geneo ju keni qetësinë.

Rehau Geneo ndalon zhurmat e padëshirueshme.

schallschutz klein

Me dritaret Rehau Geneo leni zhurmën jashtë.

 

E bukura duhet të mbrohet. Falë pjesëve të veçanta të bravave dhe masave ekstra të sigurisë me sistemin Rehau Geneo secila dritare mund të izolohet në mënyrë individuale.